12:31 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sali Berisha poston fotografinë e Ritës: Mbretëresha e festës së Pavarësisë (Foto)

Ka dy ditë që fotografitë e Rita Orës kanë pushtuar mediat gjithandej botës. Këngëtarja kosovare me famë botërore bëri bujë te madhe mediatike me ardhjen e saj në Prishtinë, e cila performoi para 300 mijë qytetarëve në festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.


Edhe ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është entuziasmuar nga performanca e Ritës në Prishtinë. Ai ka postuar një fotografi të këngëtares në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa ka shkruar:

Foto nga festimet e 10 vjetorit te Pavaresise te Kosoves!
Rita Ora, mbretresha e festes se 10 vjetorit te Pavaresise!

Ndryshe Rita performoi edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë, ku në skenë u shoqërua nga Berisha, kohën kur ai kishte kryeministër./Indeksonline/