14:34 / E Premte, 20 Korrik 2018

Samir Ujkani prezantohet te skuadra e re [Foto]

Pas plot 11 vitesh Samir Ujkani do të lërë Italinë për t’u transferuar në Superligën turke.

Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur për skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit turk Çaykur Rizespor.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin e njohur turk.

Pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ujkani ka bërë karrierë të gjatë në futbollin italian, ku ishte pjesë e skuadrave të njohura si Palermo, Chievo, Genoa, Novara, ndërsa së fundmi ishte tek Pisa, Latina dhe Cremonese. /IndeksOnline/

Temat: