Sampaoli mbron Caballeron: Unë jam fajtori kryesor
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka pranuar gabimin që bëri ndaj Kroacisë.
Kombëtarja e Kroacisë deklasoi nën-kampionin botëror, Argjetinën duke mposhtur me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Shumica e tifozëve po e kritikojnë portierin e Chelseat, Ëilly Caballero, por Sampaoli i ka dalë në ndihmë.
“Nuk ishte faji i Caballeros. Faji është i imi, unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Unë u kërkojë falje tifozëve për këtë rezultat. Është tejet e dhimbshme, nuk ishim në një nivel luftarak”, ka thënë Sampaoli.
Argjentina tani duhet të bëjë tifo për Nigerinë në mënyrë që ndeshja e fundit ndaj tyre të jetë finale për ta./IndeksOnline/