19:29 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Samsung Galaxy Note 9 po shitet në Kinë, me këtë çmim

Samsung zyrtarisht zbuloi Galaxy Note 9 më 9 gusht në një ngjarje në New York City. Ky telefon ndodhet tashmë në tregun kinez dhe po shitet me çmim 6,999 juan, që i bije 1000 dollarë.

Kompania premtoi disa muaj më parë se do të përqëndrohet më shumë në tregun kinez dhe për këtë arsye e ka zgjedhur Kinën si shtetin e parë për të bërë treg.

Me 24 gusht ky model do të jetë në tregun amerikan, para se të vije edhe në tregun e Evropës./Indeksonline/