12:36 / E Martë, 10 Korrik 2018

Samsung hap fabrikën më të madhe të telefonisë mobile në botë

Samsung Electronics hapi fabrikën më të madhe të prodhimit të telefonisë celulare në botë me kapacitet prodhues në Indi dje.

Fabrika e re e vendosur në qytetin industrial të Noida do të ndihmojë Samsung gradualisht të dyfishojë kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në Indi nga 67 milionë telefona në 120 milionë në tre vitet e ardhshme.

Fabrika gjithashtu pritet të sigurojë të paktën 1,000 vende pune më shumë .

Fabrika e re u bë e mundur në sajë të Planit Mega të qeverisë së shtetit , sipas të cilit Samsung kishte njoftuar një investim prej më shumë se 700 milionë dollarë vitin e kaluar për të zgjeruar fabrikën ekzistuese Noida./Indeksonline/

Temat: