18:11 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Samsung kërkon blerës për ekranet OLED të Apple

Mediat dhe analistët, të cilët përcjellin ngjarjet në botën e IT, tashmë kanë informuar se Apple ka filluar procesin e zvogëlimit të prodhimit të iPhone X për rreth 50%.

Për shkak të këtij vendimi, Samsung Display tash ka tepricë të ekraneve OLED dhe kërkon blerës të ri, transmeton KosovaPress.

Shumica e prodhuesve, megjithatë, nuk duan të instalojnë ekrane të shtrenjta OLED në telefonat e tyre, por mbështeten në panelet e lira LCD.