23:31 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Samsung me aplikacion të ri të privatësisë

Samsung do të zëvendësojë Opera Max me aplikacionin e tij të privatësisë dhe kursimit të të dhënave Samsung Max.

Kompania shprehet se Samsung Max ka një ndërfaqe dhe dizajn të ri që duhet ta përmirësojnë ndjeshëm eksperiencën krahasuar me versionin e harruar të Opera.

Edhe pse i dedikohet kryesisht përdoruesve në vendet në zhvillim, aplikacioni mund të shkarkohet nga të gjithë.

Sapo hapet për herë të parë, aplikacionin skanon telefonët tanë për të identifikuar aplikacionet që konsumojnë më së shumti të dhëna.

Temat: