16:28 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Samsung prezanton Note 9, më i fuqishëm se asnjëherë

Samsung nuk arriti të kënaq përdoruesit e saj me modelin ‘Galaxy S9’ por kompania duket se kësaj radhe do të përmbush kërkesat e përdoruesve të saj. Modeli “Note 9” zyrtarisht sot është prezantuar, transmeton Indeksonline.
Ky model do të jetë më i madh dhe do të ketë një lapës më të mirë. Bateria do të jetë më e madhe se asnjëherë më parë për modelet ‘Note’.

‘Note 9” do të jetë në dy modele: 128GB dhe 6GB RAM , ky model do të kushtojë 999 dollarë, kurse modeli i dytë do të vije me 512GB dhe 8GB RAM, ky do të kushtojë 1250 dollarë.

Përveç që i ka 128GB ose 512GB memorie, ju mund të vendosni edhe microSD Card për të rritur kapacitetin.
Note 9 do të ketë versionin ‘8.1 Oreo’ të Android. Modeli i ri do të vijë me dy ngjyra, të kaltërt dhe të pembe. Bateria do të jetë 4000 mAh, gjë që e bën modelin me baterinë më të madhe të serive ‘Note’.

Sistemi i kamerave do të jetë i njëjti si i ‘Galaxy S9+’. Po ashtu ky telefon do të ketë edhe një sistem ftohës brenda, pas problemeve që kishte ‘Note 8’ , ku nxehej shumë. Para-porositë do të mund të bëhen që nga 10 gushti./Indeksonline/