10:10 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Sanchez, tri oferta para vetës

Futbollisti i Arsenalit, Alexis Sanchez ka para vetës tri oferta të ndryshme.

Sipas mediave angleze, sulmuesi kilian pritet që gjatë mini-afatit të janarit të largohet nga “Emirates”, transmeton IndeksOnline.

Ish-lojtarin e Barcelonës janë duke kërkuar tri top klubet angleze: Manchester United, Chelsea dhe Manchester City.

Çka i ka mbetur kilianit është vetëm të bëjë me gisht nga njëra ofertë.

Kujtojmë se Sanchez është duke kërkuar një pagë marramendëse deri në 320 mijë funta në javë./IndeksOnline/