11:07 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sane konsiderohet ”CR7 i ri” nga gjiganti italian

Klubi italian e sheh anësorin e Manchester Cityt si ”Cristiano Ronaldon e ri”.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke e menduar idenë e transferimit të yllit të Manchester Cityt, Leroy Sane, shkruan Calciomercato.

“Zonja e Vjetër” është duke e monitoruar nga afër situatën e gjermanit, dhe sidomos marrëdhëniet e tij me Guardiolan, që duket se nuk janë të mira momentalisht.

City e vlerëson Sanen për 150 milionë euro, dhe kjo jep të kuptojë se Juventusi duhet të pres edhe një ose dy për të pritur deri sa t’i grumbullojë këto para./IndeksOnline/