11:50 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Santi Cazorla, prezantim magjik te Villareali [Video]

Një magji bëri që Santi Cazorla të kthehej në “El Madrigal”. Villareali preferoi që sulmuesin spanjoll, i cili ka kaluar një kalvar vuajtjesh për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në kavilje, ta prezantonte nëpërmjet një magjistari.

Një zgjedhje e veçantë, me një stil të pazakonte për të paraqitur “bomberin” para tifozëve.

Pas 11 operacionesh dhe dy vitesh inaktivitet, ish-sulmuesi i Arsenalit është gati për t’u ringritur në moshën 33-vjeçare.

“Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. Po e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura.”

Një histori e pazakontë dhe e dhimbshme e Santi Cazorla, që nuk u dorëzua edhe para vështirësive më të mëdha që i rezervoi fati.