08:24 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri me plan të ri, yjet nuk largohen!

Maurizio Sarri do të ketë punë gjatë javëve të para në kampin e Chelseas.

Trajneri italian i cili dje filloi punën zyrtarisht, do të përballet me një problem gjatë afatit kalimtar.

Ai do të tentojë t’i mbajë yjet në skuadër, si Eden Hazard, Courtois, Willian dhe N’Golo Kante.

Lojtarët e cekur më lartë, kanë marrë oferta zyrtare nga klubet e mëdha europiane. Madje disa prej tyre edhe kanë shpreh gatishmërinë të largohen nga “Stamford Bridge”.

Megjithatë, Sarri do të tentojë t’i mbajë në klub yjet duke ia ofruar kushtet më të mira.

Përveç kësaj, Sarri është në kërkim të dy lojtarëve, si Gonzalo Higuain dhe Elseid Hysaj./IndeksOnline/