23:35 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri te Chelsea, merr me vete dy legjendat italiane (Foto)

Maurizio Sarri pritet të emërohet menaxheri i ri i Chelseat.

Blutë e Londrës, jo zyrtarisht shkarkuan Antonio Conten nga posti i trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Si zëvendësues i Contes, do të emërohet ish-trajneri i Napolit, Sarri.

Sarri do t’i ketë dy legjenda italiane në krah! Bëhet fjalë për Gianfranco Zola dhe Giovanni Martusciello. Me këtë të fundit kishin punuar së bashku në ekipin e Empolit.

Si thuhet në mediat në Britani, Sarri do të zyrtarizohet nesër si trajner i ri i klubit londinez./IndeksOnline/