20:57 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Sasia e ujit në Tokë monitorohet nga hapësira

Raketa e kompanisë private të hapësirës Space X u lansua suksesshëm për të vendosur dy satelitë në orbitë për të matur sasinë e ujit në Tokë në pesë vitet e ardhshme.

Falcon 9 u nis me sukses nga baza ushtarake Wandenberg në Kaliforni dhe po mban një ngarkesë të çmuar – dy satelitë që rezultojnë nga bashkëpunimi i Gjermanisë dhe Agjencisë Hapësinore të SHBA (NASA) dhe pesë satelitë të rrjetit të komunikimit iridium.

Raketa do të vendosë satelitët e misionit GRACE-FO, dhe pastaj satelitin Iridium.

Satelitët do të vazhdojnë misionin GRACE që zgjati nga 2002-2017, me detyrën për të prodhuar një hartë mujore të ndryshimeve të sasisë së ujit, transmeton KosovaPress.

Lansimet e tilla satelitore janë bërë një rutinë për SpaceX. Kjo ishte nisja e dhjetë këtë vit.