22:50 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Sassuolo shokon 70,000 tifozë në ‘Giueseppe Meazza’

Inter është befasuar nga Sassuolo në ‘Giusese Meazza’ , skuadër kjo e cili e mposhti me rezultat 1-2.

Goli i parë erdhi në minutën e 25-të, pas një ekzekutimi fantastik të Politanos nga goditja e lirë.

Në pjesën e dytë, atëherë kur pritej që Inter të përmbysë rezultatin, Berardi shënoi edhe golin e dytë dhe fatal të mbrëmjes.

Inter ngushtoi rezultatin në minutën e 80-të me anë të Rafinhas.
Përkundër shumë tentimeve dhe dëshirës për golin e barazimit, Sassuolo arriti ta menaxhoj për 16 minuta këtë rezultat, duke i dhënë një goditje të rëndë Interit në garën për një vend që dërgon në Champions.

Inter tani ka 3 pikë më pak se Lazio, e cila nëse fiton nesër ndaj Crotones siguron edhe matematikisht vendin e katërt. /IndeksOnline/