20:49 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

“S’behet nami me t’i dhanë tri gola Ronaldo!” De Gea konfirmohet në portë

Portugalia dhe Spanja kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e parë të grupit B që u zhvillua të premten e kaluar.

Tri golat për portugezët në këtë ndeshje i shënoi Ronaldo në portën e De Geas, ku dy nga to ishin nga largësia.

Edhe pse i pranoi tri gola, portieri i Manchester United është konfirmuar në portë edhe për ndeshjen kundër Iranit.

Kujtojmë se në stolin e Spanjës janë edhe portieri i Bilbaos, Arrizabalaga dhe Pepe Reina. /IndeksOnline/

 

Temat: