22:08 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Schalke pezullon Meyer-in, skuadrat europiane në “sulm”

Skuadra e njohur gjermane, FC Schalke ka pezulluar futbollistin, Max Meyer.

Klubi gjerman ka pezulluar lojtarin e tij pas akuzave të tij të ngacmimit publik, transmeton IndeksOnline.

Gjatë një intervisteje, Meyer u ankua se po ndjehej keq në skuadrën e Schalkes.

“E kam parë që një kohë të gjatë që Max nuk ndihej rehat këtu. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Kështu ai nuk do të trajnoj me klubin deri në fund të sezonit”, ka thënë trajneri Domenico Tedesco.

Mesfushorin 22-vjeçar shumë lehtë mund ta rrëmbej skuadra e Arsenalit, e cila për një kohë të gjatë ka shpreh interesim për të./IndeksOnline/