09:26 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Schurrle rikthehet në Premierligë, befason me klubin e ri?

Andre Schurrle është afër rikthimit në Premierligë.

Anësori gjerman nuk është i lumtur në Borussia Dortmund, prandaj largimi është vetëm çështje orësh, transmeton IndeksOnline.

Ashtu siç shkruan “Bild”, 27-vjeçari ka oferta të ndryshme, por më e rëndësishmja duket se do të jetë ajo e FC Fulham.

Schurrle, poashtu po kërkohet edhe nga Crystal Palace, dy skuadrat londineze të cilat mund t’i bëjnë mirë futbollistit i cili e njeh mjaftë mirë këtë qytet.

Gjermani qëndroi në Chelsea 3 vite, duke shënuar 14 gola në 48 paraqitje./IndeksOnline/