11:54 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

S’do të ketë dasmë këtë javë nga Gjiko dhe Elita (Foto)

Në mediat rozë javën që lamë pas qarkulloi lajmi që reperi i talentuar kosovar Gjiko dhe e fejuara e tij, Elita Rudi do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me datë 23 të këtij muaji.

Por Indeksonline mëson se çifti nuk do të martohet këtë të enjtë.

Ndryshe dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ashtu edhe siç pati raportuar Indeksonline dhe se prezantuesja është në muajt e parë të shtatzënisë./Indeksonline/