23:35 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

“S’e lë të ndahet nga burri se më mban me euro”, tregon për dashnoren 9 vite më të madhe

Tek ne ka dashur të identifikohet me emrin Xhoni, edhe pse profili nga i cili na shkroi në Facebook dukej që ishte fallco. Bëhet fjalë për një të ri nga Tirana, i cili ditën e sotme na ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë dhe njohjen me një femër 9 vite më të madhe në moshë.

Ai tregon se “e kapi” shumë kollaj teksa kishte shkuar për të blerë cigare në një dyqan, ndërsa zonja 32-vjeçare ndodhej në supermarket me të birin.

Xhoni rrëfen për JOQ.al momentin e njohjes dhe se si krijoi kontaktet e para me të.

23-vjeçari shkruan:

Jam 23 vjeç dhe kam gati një vit që jam i lidhur me një gocë 32 vjeçe. Lidhja jonë pothuajse ka qenë shumë më ndryshe nga ato që ndodhin sot. Jemi njohur në një supemarket ku ajo ishte me djalin e saj 5 vjeçar dhe unë u futa brenda se do blija një paketë. Një moment ajo po më shikonte dhe s’po m’i ndante sytë. U afrova dhe pa u menduar shumë nxora një copë letër nga portofoli me numrin tim të shkruar, se zakonisht i mbaj 2-3 copë se duhen në ndonjë rast dhe pa rënë në sy, ia futa në çantë.

Kaluan disa minuta, më mori në telefon, folëm dhe që prej asaj dite jemi takuar disa herë dhe kemi kaluar shumë bukur”.

Xhoni bën me dije se gruaja është e martuar dhe bashkëshorti jeton jashtë vendit. Ai vjen shumë pak në Shqipëri, pasi i duhet të punojë për t’u kujdesur për familjen, e rrjedhimisht, pa e ditur, edhe për Xhonin, dashnorin e gruas.

I riu vijon më tej me historinë e tij, teksa thotë:

Rast i mirë për mua se burrin e ka në kurbet dhe kur vjen nuk rri më shumë se 10 ditë se duhet të punojë që t’i plotësojë kushtet familjes. Mbase nuk ka diçka interesante në këtë histori, por doja të thoja që femra është pak “budallaçkë” në vetvete. Ajo është në mes të të mirave, nuk i mungon asgjë dhe është në gjendje të ndahet nga burri e të vazhdojë lidhjen me mua, pavarësisht se un si zemërmirë që jam, nuk do e bëja kurrë diçka të tillë se në fund të fundit, në dëmin tim është prapë. I bie që s’ka më “euro” pastaj.Ai ka edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë që mendojnë se dashnorja mund të kapet vetëm nëse ke makinë të mirë apo shumë para.

Xhoni shkruan:

Këtë rast nuk e tregova se e kam bërë unë dhe asnjë tjetër, por hedh poshtë gjithë ata çuna që thonë se pa lekë, X6 ose ndonjë makinë tjetër të mirë, nuk zë dashnore. E keni gabim. Me femrën duhet vëmendje, durim dhe të jesh çik i gojës. Kaq kisha un”.

Mirëpo, ne një gjë nuk kuptuam. Ky ka zënë dashnore apo është ashnorja që ka zënë Xhonin?