11:37 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

S’e priste askush, Iniesta drejt Manchester Cityt, jo si lojtar!

Andres Iniesta mund të bëj lëvizje befasuese në afatin kalimtar. Legjenda në largim i Barcelonës mund të zë vendin e Mikel Artetas te Manchester City.

Në fakt, kjo është ideja e Pep Guardiolës që e ka menduar së fundi. Arteta sipas të gjitha gjasave do të zë vendin e trajnerit të Arsenalit, ndërsa Pep po e mendon Iniestan si asistent të ardhshëm të tij.

Raportohet se Guardiola e ka telefonuar mbrëmë Iniestan duke i shpalosur këtë plan. City është i gatshëm t’i ofroi pagë të majme legjendarit spanjoll për ta bindur atë që të pensionohet nga futbolli./Indeksonline/