13:46 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Seanca e radhës e Kuvendit, të enjten

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare të enjten, më 12 korrik 2018.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen disa projektligje, e po ashtu do të votohet edhe për pikat e mbetura nga seancat e mëparshme./Indeksonline/

Temat: