17:36 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Seanca për demarkacionin shtyhet me kërkesë të Thaçit dhe Haradinajt

Me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj, seanca e paraparë për sot për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit është shtyrë për një ditë tjetër gjatë javës së ardhshme, por ende nuk dihet data e saktë e mbajtjes së kësaj seance.

Arsyeja e shtyrjes së seancës mësohet të jetë sigurimi i pjesëmarrjes së gjithë deputetëve të grupeve parlamentare që janë shprehur pro demarkacionit, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe Indeksonline ka raportuar se seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, do të jetë të martën e javës së ardhshme.

Burime brenda Kuvendit bëjnë të ditur se disa deputetë që do të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit aktualisht janë kashtë vendit.

Marrëveshja për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është kushti i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Me miratimin e marrëveshjes, BE pritet të marr vendim për heqjen e vizave për kosovarët./Indeksonline/