09:59 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Seanca solemne për Lidhjen e Prizrenit

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Seanca po mbahent në Kompleksin Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku po marrinë pjesë shumë mysafirë nga Kosova e Shqipëria.

Ndryshe, aktivitetet për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit do të jenë:

  1. Ora 9:00 – Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.
  2. Ora 09:30 – Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.
  3. Ora 10:00 – Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
  4. Ora 11:00 -Akademia Solemne (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
  5. 11:30 – Konferencë për media (Hotel Theranda).
  6. Ora 12:00- Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes (Klubi i Mundjes Prizreni), Pallati i Sporteve.
  7. Ora 13:00 -Konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes (Tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë), salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
  8. Ora 15:00 -Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë, Hamami i qytetit në Prizren (10-20 qershor).
  9. Ora 20:00 – Mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota (Prizren, sheshi i qytetit)./Indeksonline/