17:25 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sekuestrohet arma e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Hetuesit policorë të Stacionit në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit “Audi” ka armë ilegale.

Bëhet fjalë për deputetin e Kuvendit të Republikës, Andin Hoti nga radhët e PDK-së.

Kështu, rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës sepse dyshohet se arma është shitur personave të tretë./Indeksonline/