14:36 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Selimi: Dëshiroja të bëhem futbollist si idoli ynë Fadil Vokrri (Foto)

Vdekja e hershme e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri ka prekur gjithë opinionin shqiptar.

Sot në nder të figurës së tij janë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Republikë së Kosovës, ku morën pjesë personalitete e figuara të shquara shqiptare dhe të huaja.

Ndërsa të tjerë kanë shkruar mesazhe e statuse në rrjete sociale, ku kanë nderuar figurën e Vokrrit.

Edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka shkruar një status në llogarinë e tij Facebook.

Ky është statusi i Selimit:

Lamtumire Fadil Vokrri!
Po me kujtohet kur e shkruanim emrin VOKRRI ne bankat e shkolles fillore, po me kujtohet kur e vizatoja numrin 9 me fllamaster ne shpinen e faneles sime me deshiren qe te behem futbollist si idoli yne Fadil Vokrri…
Bashke me kujtimet e femijerise do ta ruaj ne kujtimet e mia edhe miqesine qe patem bashke.
I perjetshen do te jesh Fadil Vokrri.