13:27 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Selimi komenton vizitën e kryeministrit malazez, kjo është thirrja e tij (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar edhe ardhjen e kryeministri malazez në Kosovë.

Përmes një konference për media ku ka folur për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai tha se është një shenj e mirë se Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira diplomatike dhe jo armiqësore.

Sa i përket Demarkacionit, ai pret që pas raportimit të Shpejtim Bulliqit, deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë atë dhe ta kthejnë në pikën zero.

“Është mirë që Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë marrëdhënie armiqësore por diplomatike. Demarkacioni ka rezultuar të jetë i dëmshëm për Kosovën, Kosova humb territorin.  Pres që parlamenti të mos e ratifikojë edhe me rastin e vizitës pres që të jenë marrëdhëniet siç duhet, dhe pres që parlamenti ta kthej në pikën zero këtë marrëveshje. Nuk duhet të ndryshohen njëanshëm, ose duhet të votojmë ose të mos e votojmë”, ka thënë ai./Indeksonline/