12:58 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Selimi: Pasi s’u shkarkua Rikallo, nuk do të shkarkohet as zv/kryeministri Gashi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se zv/kryeministri Dardan Gashi nuk do të shkarkohet asnjëherË.

Ai ka theksuar se të paktën para tij do të duhej të shkarkoheshin disa persona të tjerë, raporton Indeksonline.

“Mendoj se Dardan Gashi nuk do të shkarkohet, derisa nuk është shkarkuar ministri Rikallo që ka gjuajtur dhe ka shkaktuar lëndime në njerëz. Gashi nuk do të duhej të shkarkohej para personave tjerë që mbajnë përgjegjësi si psh njerëz në polici që rrahin njerëz rrugëve, njerëz në polici që dalin duke numëruar qindra mijëra euro në internet etj, prandaj ministri nuk besoj që do të shkarkohet”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, nëse dikush nuk do ta regjistronte atë video, atëherë kjo temë nuk do të diskutohej sot në Kuvend.

“Duke mos amnistuar askënd, mund të bëjmë një ambient më të sigurt për të gjithë, duke bërë ligje për të dënuar këtë akt, duke dhënë kontribut që institucionet e drejtësisë të jenë të  vetmet që kanë të drejt të mbajnë armë dhe duke i dhënë mundësi Dardanit që të shkoj në poligon për të gjuajtur etj”, ka përfunduar Selimi. /Indeksonline/