22:00 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Selimi sqaron mos publikimin e pasurisë së plotë nga AKK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka sqaruar për Indeksonline mungesën e publikimit të pasurisë së plotë te Agjencia Kundër Korrupsion.

Ai ka thënë se ka rrjedhur një gabim teknik te pjesa e deklarimit të pagës të cilin gabim thotë se do ta raportoi nesër në AKK.

“Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion pashë që paska rrjedhur një gabim pa dashje. Është një gabim njerëzor dhe shpresoj i kuptueshëm në këtë rast, mos përshkrimi i pagesës mujore në aplikacion. Neve dhe administratës në Grup Parlamentar na është përvjedhur ky gabim teknik”, ka thënë Selimi.

Deputeti gjithashtu ka shtuar se qysh nesër do të kërkojë mirëkuptimin e AKK-së dhe do përmirësojë këtë e cila sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në deklarimet e tij të pasurisë në këtë agjenci.

“Thjeshtë ka rrjedhur si gabim teknik”, ka përfunduar Selimi./Indeksonline/

Rexhep Selimi nuk deklaron asnjë cent në banka!