16:09 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Selimi viziton Ademin e FFK-së, ka një kërkesë nga ai

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në zyren e tij kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, me bashkëpunëtore.

Gjatë këtij takimi Selimi fillimisht e uroi presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së si dhe për fitoren e Kombëtares A në Ligën e Kombeve.

Selimi kërkoi nga FFK-ja bashkëpunim në aktivitete të ndryshme, veçmas në turnetë e futsallit me ekipet e studentëve.

Ndërkohë, presidenti Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha veprimtaritë me FSUK-në ku është e mundshme një gjë e tillë./IndeksOnline/