10:16 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Senegalezët e “kopjojnë” gjestin e mirë të tifozëve nga Japonia (Video)

Tifozët e Senegalit kanë bërë një gjest të mirë në përfundim të ndeshjes Poloni – Senegal.

Edhe pse ndeshja përfundoi, shumë tifozë afrikan qëndruan në stadium dhe e pastruan atë, shkruan IndeksOnline.

Të njëjtën gjë pak orë më parë e kishin bërë edhe tifozët e Japonisë, të cilët po ashtu ishin të gëzuar me fitoren e “Samurajëve” ndaj Kolumbisë.

Këto veprime të tifozëve senegalez dhe japonez kanë marrë komente pozitive nga e gjithë bota./IndeksOnline/