18:38 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Sensori i dhëmbëve regjistron çdo ushqim që hamë

Zbulimi i ri nga shkencëtarët në Universitetin amerikan Medford mundëson që sensori përmes rrjetit Wi-Fi të regjistrojë gjithë atë që konsumojmë brenda ditës dhe të gjejmë vlerat ushqyese në organizmin tonë.

Sensori prej 2 milimetrash është fleksibil dhe ai vendoset në dhëmbë, pa efekte anësore. Ai mund të mbledh gjithë informacionin mbi ushqimet që konsumojmë, përfshirë edhe pijet.

Të dhënat raportohen në kohë reale dhe aty mund të shihen gjithë vlerat ushqimore dhe kimikalet.

Ai mund të programohet në atë mënyrë që të prodhojë një zë nëse ne, për shembull, kemi ngrënë tepër ëmbëlsira, ose nëse kemi pirë tepër alkool.