18:11 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Serbët dhe rusët pritet të humbasin pasurinë në Ulqin, Budva dhe Podgoricë

Mijëra të huaj, pronarë të objekteve të paligjshme në Malin e Zi, do të ballafaqohen me probleme të mëdha sepse nuk kanë dorëzuar kërkesat e legalizimit në afatin ligjor deri më 16 korrik.

Kjo do të thotë se një numër i madh i shtetasve të huaj, pronarë të objekteve të paligjshme, ndër të cilët shumica serbë dhe rusë mund të mbesin pa pasuri, shkruan media serbe ‘B92’.

Nëse kërkesa nuk depozitohet brenda komunës, kjo do të vendosë një peng në objektet e ndërtuara ilegalisht si garanci që pronarët do të riparojnë shërbimet.

Disa nga pronarët e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme kanë kontaktuar me CdM-në dhe kanë pohuar se nuk kanë qenë të informuar për procesin e legalizimit në Mal të Zi, si dhe presin që të informohen nga institucionet përkatëse, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, nga Ministria e Zhvillimit dhe Turizmit, CdM deklaruan se ata, si dhe komunat, nuk kishin detyrim të dèrgonin njoftime specifike për pronarèt e pasurive të paluajtshme në territorin e Malit të Zi për procesin e legalizimit.

Në këtë pjesë, ata pohojnë se kanë zhvilluar një fushatë intensive mediatike, shpesh duke komunikuar me mediat nga Serbia, si dhe me mediat ruse në Mal të Zi.

Ata gjithashtu theksuan se qytetarët e Serbisë, si dhe vendeve të tjera me pasuri të paluajtshme në Mal të Zi, mund të dërgonin kërkesa për legalizimin e objekteve ilegale përmes email-it.

Media serbe njoftoi pak ditë më parë se pronarët e 20,000 shtëpive në Mali tè Zi, të cilët janë shtetas serbë, do të mbeten pa pasuri sepse nuk kanë paraqitur një kërkesë për legalizimin e tyre.

Administrata e Pronave ka njoftuar se në Malin e Zi janë rreth 40,000 ndërtime pa leje, dhe sipas vlerësimit të mëparshëm të Ministrisë së Zhvillimit dhe Turizmit, ka rreth 100,000.

Shumica e kërkesave u paraqitën në Podgoricë, Budva, Ulqin, Bar, Herceg Novi./IndeksOnline/