17:13 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Serbët ‘zbuten’ para amerikanëve, kërkojnë investime në shtetin e tyre!

Ish-sekretari i Departamentit të Shtetit në Amerikë, John Kerry dhe njëri prej biznesmenëve të fuqishëm në SHBA, Tim Collins, kanë zhvilluar një takim me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe  kryeministren, Ana Bërnabiq.

Mediat beogradase njoftojnë se qëllimi i takimit ndërmjet tyre ishte ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe dakordimi  për përmirësimin e mjedisit të bizneseve.

Zyra për Media e Presidencës ka treguar se të njëjtit janë pajtuar për të tërhequr investime amerikane në Serbi, transmeton Indeksonline

“Vuçiç dhe Brnabiç theksuan se Serbia do të investojë më shumë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit, i cili tashmë merr pjesë me 9.2% të eksportit total të Serbisë”, thuhet në njoftim .