09:16 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Serbi nga Lipjani rrah babanë, e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Lipjani ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Viktima mashkull K/Serb ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari K/Serb. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka lëndime të lehta”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/