11:12 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Serbia e frustruar nga procesi i negociatave me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë javë do të takohet me zyrtarë kryesorë të Qeverisë së Serbisë për të diskutuar situatën në lidhje me negociatat në Bruksel dhe ofertat dhe “presionet”  që vijnë nga jashtë për ta njohur Kosovën.

Sipas mediave serbe, autoritetet serbe janë të frustruar nga procesi i negociatave me Prishtinën, dhe ata po konsiderojnë se një situatë e tillë është bërë e paqëndrueshme.

“Novosti.rs” shkruan se Serbia është e gatshme të shkojë vet në formimin e Komunave me Shumicë Serbe, apo do të gjejë një mënyrë tjetër për të lëvizur nga kjo situatë, shkruan Indeksonline.

Zëvendëskryeministri i parë i ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka konfirmuar për këtë medium se në takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq u përsëritë propozimi që Serbia të tërhiqet nga nënshkrimi i Traktatit të Brukseli.

Palët kontraktuese nuk mund të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme dispozitat ose të heqin dorë nga përmbushja e kontratës.

Çdo kush e di këtë, kështu që edhe Prishtina dhe BE duhet ta dinë.

“Ata e dinë se pas kësaj janë të gjithë njerëzit, duhet të mos e lëmë Vuciqin vetëm me presione të ndryshme. Qëllimi im është që BE dhe Prishtina të dinë se mashtrimet e tyre duhet të përfundojnë”, ka thënë ai./Indeksonline/