21:51 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018

Serie A nënshkruan kontratë miliardëshe me Sky

Serie A tashmë i është afruar Premierligës sa u përket të ardhurave nga të drejtat televizive.

Sky Italia ka fituar tenderin për të drejtat televizive të ligës italiane për hiq më pak se 973.3 milionë euro në vit, shkruan indeksonline.

Kjo kontratë është nënshkruar për tri vite dhe shuma do të rritet deri në 1.4 miliardë për të drejtat e Kupës dhe Superkupës.

Tashmë, Serie A bëhet liga e dytë me më shumë të ardhura nga të drejtat televizive pas Premierligës.

Sky në konkurrencë kishte dy kompanitë e mëdha italiane, Mediapro dhe Mediaset. /IndeksOnline/