23:08 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Sërish aksident tek “Unaza e Re” në Tiranë, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Unazën e Re në kryeqytet dhe duket se sot qenka shkruar për të ndodhur aksidente të tjera.

Një raportim tjetër ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al për tre makina të tjera të përfshira në një aksident, në të njëjtin vend.

Raportuesi shkruan:

Sërish aksident në vendin e mëparshëm, këtë herë Toyta me një Smart dhe një Benz”.

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar.