09:25 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Sërish arrestohen një pjesë e të akuzuarve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Pesë persona të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar mbrëmë sërish janë arrestuar dhe dërguar në burgun hetimor Shkup, me urdhër të Gjykatës Penale.

Arrestimi i tyre pason pasi dje prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se deri te Gjykata Penale është dorëzuar aktakuzë kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit.

Njëzet e tetë persona janë akuzuar për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës së njëjtë penale, konfirmuan për MIA-n nga MPB-ja.

Të akuzuarit, sipas prokurorit publik të RM-së Lubomir Joveski, e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë së RM-së me akt të dhunës me çfarë kanë krijuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikë te qytetarët.

Gjykata Supreme të hënën duke vendosur rreth ankesave të të dyshuarve, ka vendosur për një pjesë prej tyre t’i heqë masat paraburgim dhe arrest shtëpiak.