13:16 / E Martë, 21 Gusht 2018

Sërish tërmet në Shqipëri

Shqipëria është goditur këtë të martë nga dy tërmete me magnitudë të dobët në jug dhe në juglindje të vendit.

Lëkundja me magnitude 2.5 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit rreth orës 06:11 në Borsh.

Tërmeti është regjistruar në thellësinë e 7 kilometrave, 4 km në veri të fshatit, ndërsa tërmeti i dytë shënuar rreth orës dy të mëngjesit në Vinjoll të Burrelit. Nga të dy tërmetet nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Pak javë më parë, vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në rrethin e Matit, lëkundje e cila u shoqërua me qindra pas-goditje të forta.