17:36 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sevilla e raporton Manchesterin në UEFA

Sevilla është duke e përgatitur një padi që do ta dërgoj në UEFA kundër Manchester United, shkruan indeksonline.

Në raportin e klubit thuhet se skuadra angleze ka rritur shumë çmimin e biletave për tifozët spanjoll dhe gjithashtu nuk e ka ndarë 5% të ulëseve që i takojnë me status të UEFA-së.

Megjithatë Sevilla ka njoftuar se klubi do të paguaj çdo shumë shtesë për biletat e tifozëve të saj.

Ja deklaratë në faqen e internetit të Sevillas:

“Sevilla FC do të subvencionojë rritjen e çmimeve për anëtarët e klubit që udhëtojnë për në Manchester. Me këtë subvencion, klubi do të garantojë që asnjë anëtar i klubit të mos paguajë më shumë se 60 Euro (53.15 £) të specifikuara fillimisht.

“Sevilla do të jetë në kontakt me UEFA mbi dështimin e Manchester United për të bërë pesë për qind të biletave në dispozicion për tifozët tanë, si dhe rritjen e çmimeve të klubit pas një kërkese zyrtare për një alokim.

“Sevilla gjithashtu do të kërkojë të garantojë që asnjë tifoz i saj nuk paguan më shumë se çdo tifoz i Manchester United për bileta të ngjashme – ashtu siç diktojnë rregullat e konkurrencës”.

Sevilla dhe Manchester United do të takohen në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve me 21 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit luhet me 13 mars. /IndeksOnline/