17:53 / E enjte, 16 Shkurt 2017

Disa nga arsyet se përse duhet ta dashuroni vetveten

Disa nga arsyet se përse duhet ta dashuroni vetveten

Tjerëve mund t’iu dhuroni vetëm çfarë keni për veten. Prandaj, mënyra se si e dashuroni veten e cakton atë se si do t’i dashuroni të tjerët.

Edhe pse mund t’iu duket e çuditshme, shumë ekspertë thonë se ta dashuroni veten është më e vështirë sesa t’i doni tjerët.

Nuk pendoheni nëse bëni ose nuk bëni diçka

Ta dashuroni vetveten përfshin ‘pranimin’ e vetvetes. Pra, i besoni vetvetes më shumë dhe i besoni vendimeve tuaja pa pasur pendime.

Fillon t’iu rritet vetëbesimi

Dashurimi i vetvetes iu prezanton me një lloj vetëbesimi që asnjëherë nuk e keni ditur se ekziston brenda jush.

Nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm

Kur filloni të ndaloni së brengosuri se çfarë mendojnë tjerët dhe keni nivele të larta të vetëbesimit, automatikisht nivelet e stresit fillojnë të zvogëlohen.

Lexo të tjera