18:18 / E premte, 21 Prill 2017

Ish i dashuri më çmendi me seks në depon e marketit, por...

Ish i dashuri më çmendi me seks në depon e marketit, por...

Një vajzë 28 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se po e tradhton të dashurin me ish të dashurin e saj, i cili ka ardhur të punojë në të njëjtin supermarket ku punon dhe ajo.

Ajo thotë se vetëm ai di ta bëjë të ndihet në atë mënyrë dhe se seksi është i mahnitshëm, por problemi është se të dy kanë partnerë dhe ai ka edhe dy fëmijë.

Ky është rrëfimi i saj i plotë:

Ish i dashuri im ka ardhur për të punuar në të njëjtin supermarket ku punoj unë dhe ne filluam të flirtojmë dhe kemi bërë seks në depo.

ai është një i dashur brilant dhe seksi është i mahnitshëm.

Problemi është se unë kam të dashur dhe e shoh atë vetëm në fundjavë dhe ish i dashuri im tani ka partnere.

Unë jam 28 ndërsa i dashuri im është 31 vjet.

Mendoja se e doja atë derisa në skenë u kthye ish i dashuri im dhe unë fillova të mendoja se sa i dashur mahnitës që ishte ai.

Ai është 35 vjet dhe është shumë më aventurist seksualisht se sa i dashuri aktual.

Partnerja e ish të dashurit ka ardhur nga një vend për të jetuar me të dhe kanë dy fëmijë bashkë.

Ai më tha se do ta linte atë por më pas tha se i mungojnë fëmijët dhe u kthye tek ata.

Unë doja që të harroja gjithçka që ka të bëjë me të por kur ne e patëm sërish mundësinë për të qenë bashkë, mua gjithçka më doli nga mendja.

Nuk mund ta refuzoj sepse ai e di saktësisht ku të më prek dhe si të më bëjë të ndihem që të çmendem për të.

Nganjëherë ne e menaxhojmë që të bëjmë një të shpejtë derisa të tjetër kanë shkuar.

Nganjëherë ne duhet të presim që ta kryejmë punën që të shkojmë në hotel apo diku tjetër për të bërë seks.

Kjo varet nga koha kur ai mund ta thërras gruan që t’i thotë se vonohet në shtëpi.

Duket e mahnitshme për momentin por pastaj ai fillon të më injorojë. Ai madje nuk më flet mua.

Kur ai fillon të më vërejë sërish dhe të flasim, ne caktojmë turin e radhës që mund ta kemi së bashku.

Kjo më bën mua shumë të hutuar. Kurrë nuk e di nëse jam unë që ai do apo vetëm seksi.

Ai thotë se dëshiron të jetë me mua, por fati do të vendosë se çfarë është e drejtë.

Përgjigja e psikologes:

Ai po nxitet nga ajo që është në pantallonat e tij, e jo nga fati.

Ai ndoshta brengoset për ty por nga ajo që ai bën është vetëm seks sekret.

Ai do të vazhdojë të të përdorë, për aq kohë sa ti do ta lejosh. Një ditë balona do të shpërthejë.

Dikush që ju njeh ty apo atë do të ju shoh dhe do të bëhet shumë problem për ju.

Në vend që të presësh për atë që të ndodh, më mirë fokusohu në dashurinë për të dashurin aktual.

Nuk ka arsye që seksi me të dashurin të mos jetë aq i mirë sa me ishin tënd./BS/

Lexo të tjera