18:38 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Sezoni i Premierligës përplot rekorde (Foto)

Manchester City është shpallur kampion i Premierligës për herë të pestë në histori të klubit dhe të tretën që kur është në pronësi të grupit nga Abu Dhabi.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ishte perfektë këtë sezon duke thyer disa rekorde në Ligën e Anglisë.

City u bë skuadra që ka grumbulluar më së shumti pikë në një sezon të Premierligës, duke kaluar Chelsean që mbante këtë primat me 95 pikë, shkruan indeksonline.

Manchester City ka arritur ta dërgoj në treshifror numrin e pikëve, ku ka arritur të grumbulloj 100 pikë.

Ata madje kanë shënuar më së shumti fitore se çdo skuadër tjetër në një sezon (32) dhe më së shumti gola të shënuar (106).

Mohamed Salah është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni. Egjiptiani ka arritur shifrën e 32 golave duke lënë mbrapa Kane me 30 gola.

Kevin De Bruyne ka dhuruar më së shumti asiste për bashklojtarët. 16 pasime të belgut janë finalizuar me gol.

Në mesin e më të mirëve është edhe Granit Xhaka i cili ka udhëhequr mesfushën e Arsenalit. Shqiptari me pasaport zvicerane ka bërë 3117 pasime më shumë se çdokush në Premierligë.

Portieri i Manchester United, David De Gea e ka konfirmuar edhe një herë se është më i miri në Premierligë. Ai ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 18 ndeshje duke pranuar vetëm 28 gola.

Oriol romeu Vidal i Southamptonit ka qenë futbollisti më i padisiplinuar duke u ndëshkuar 11 herë me karton të verdhë, ndërsa Ndidi  i Leicester dhe Shelvey i Newcastle janë futbollistët e vetëm që janë ndëshkuar dy herë me të kuq.

Jamie Vardy në këtë sezon është gjendur plot 44 herë në pozicion jashtë loje. /IndeksOnline/