00:09 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sezoni i ri, Barcelona dhe Messi ata të vjetrit (Video)

Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së parë të La Ligas.

Kampionët në fuqi mposhtën Alavesin në Camp Nou me rezultat 3-0, shkruan indeksonline.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse pati disa raste shënimi.

Epërsinë për Barcën e krijoi Lionel Messi në minutën e 64-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Rezultatin e dyfishoi Philippe Coutinho në minutën e 83-të të ndeshjes.

Messi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën disa sekonda para përfundimit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona grumbullon tri pikët e para në sezonin e ri. /IndeksOnline/