12:30 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shakira një humaniste e madhe, nuk e harroi asnjëherë Kolumbinë

Në një moshë shumë të re, Shakira mësoi se çfarë do të thotë të jetosh në Kolumbi.

Ajo pa njerëzit që jetojnë në varfëri dhe dëshpërim, fëmijët që nuk mund të shkonin në shkollë, por në vend të kësaj do të endeshin nëpër rrugë të zbathur, duke rënë në varësi të drogave, transmeton Indeksonline.

Shakira premtoi se një ditë kur do të ishte e suksesshme ajo do të transformonte jetën e këtyre fëmijëve.

Megjithëse, ajo ka financuar dhe dhuruar për mirëqenien e shoqërisë në pjesën më të madhe të jetës së saj, në vitin 1997, kur filloi së pari fondacioni ‘Pies Descalzos’ (Fondacioni i zbathur). Qëllimi i vetëm i fondacionit është të ndihmojë fëmijët e varfër.

Shakira tha: “Ne i ndërtuam shkollat ku mungonte qeveria dhe fëmijët nuk kishin qasje në arsim cilësor. Rezultatet ishin të menjëhershme, vende pune u gjeneruan, kequshqyerja u ul dhe studentët u përgjigjën shumë mirë akademikisht. Arsimi nuk është vetëm një fëmijë që shkon në shkollë dhe varros veten nën grumbuj librash. Ky arsim është më shumë një zhvillim i përgjithshëm i një fëmije”.

Fondacioni ‘Barefoot’ në thelb ndihmon fëmijët që përballen me një lloj kërdi në jetën e tyre çdo ditë në formën e varfërisë ose dhunës në çdo formë. Aktualisht, fondacioni mbështet 6 shkolla të drejtuara nga Fondacioni Barefoot në rajonet e ndryshme të Kolumbisë.

Më shumë se 6,000 fëmijë marrin një arsimim të duhur, ushqim dhe shërbime mbështetëse psikologjike nga shkollat. Një punë e tillë në fund të fundit ndihmon rreth 30,000 fëmijë, prindërit e tyre dhe komunitetin. Ata gjithashtu ofrojnë shërbime të ngjashme në rajonet e Haitit dhe Afrikës së Jugut./Indeksonline/.