15:13 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shakira u ikën tatimeve, vazhdojnë problemet me ligjin (Foto)

Këngëtarja kolumbiane, Shakira njoftohet se ka paguar autoritetet spanjolle gati 18 milionë paund, pasi u paralajmërua se mund të ndiqet penalisht për mashtrime tatimore.

“The performer” ka shkuar se këngëtarja ka dorëzuar shumën prej gjashtë shifrave për të zgjidhur një borxh tatimor të vitit 2011, pasi autoritetet spanjolle u kërkonin prokurorëve të shqyrtonin çështjet e saj financiare midis 2011 dhe 2014.

Autoritetet pretendojnë se Shakira mund të ketë shmangur pagesën e taksave kurse sipas një gazete ditore, Shakira pagoi 17.65 milionë paund për vitin 2011.

Sipas Agjencisë Tatimore të Spanjës këngëtarja jetonte në Spanjë gjatë asaj periudhe dhe për këtë arsye duhet të kishte paguar tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën dhe jo vetëm të ardhurat e fituara në Spanjë./Indeksonline/