18:36 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shaqiri refuzoi skuadrën e madhe për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës pasi që ish-skuadra e tij, Stoke City u largua nga Premierliga.

Megjithatë, futbollisti i lindur në Gjilan kishte mundësi të zgjidhte edhe skuadra tjera duke përfshirë edhe Manchester United.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, Shaqiri kishte ofertë serioze nga Djajtë e Kuq.

Ata raportojnë se Shaqa zgjodhi Liverpoolin me dëshirën e madhe për të punuar me Jurgen Klopp. /IndeksOnline/