13:32 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

SHBA lanson autostradën në formë diamanti – nuk ka fare korsi të majtë [Video]

Ajo që do të shihni në videon më poshtë është ajo që njihet si ‘shkëmbim divergjent diamanti’, një koncept i ri në hartimin e autostradës që synon të eliminojë korsinë e majtë dhe në këtë mënyrë të rrisë sigurinë.

Ky koncept ishte propozuar vite më parë nga një student i inxhinierisë, ndërsa tani ka filluar të përhapet në SHBA, me mbi 100 modele të tilla që veprojnë në shtete të ndryshme. Më i madhi është në Florida, e që në pjesën më të gjerë të saj përbën 12 korsi trafiku, shkruan IndeksOnline.

Koncepti është shumë i thjeshtë: më pak ndalesa për shoferët, dhe një eliminim total i korsisë së majtë.

Hulumtuesit kanë thënë se qëllimi është e qartë, me studime që tregojnë se ndërhyrjet divergjente të diamanteve ulin aksidentet fatale mbi 60 për qind, ndërsa aksidentet në total prej rreth 33 për qind.

Që nga hapja, udhëtarët që përdorin këto rrugë kanë përjetuar një reduktim prej 40 për qind në vonesat e udhëtimit, një reduktim në aksidente deri në 50 për qind, duke ulur numrin e pikave të konfliktit dhe duke rritur mobilitetin. /IndeksOnline/