15:55 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shefi i BIA-së në Liqenin e Ujmanit

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës serbe (BIA), Bratislav Gasic ka arritur së bashku me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq në Liqenin e Ujmanit në Gazivodë.

Indeksonline po qëndron në vendin e ngjarjes ku edhe ka shkrepur fotografi ku shihet Gasic i shoqëruar  nga disa persona të tjerë teksa Vuçiq po fliste para gazetarëve.

Rikujtojmë, se Gasiç kishte hyrë në Kosovë me tri vetura të llojit “Audi A8” dhe një veturë tjetër e llojit “Land Cruser” përmes pikës kufitare në Bernjak, përkatësisht Portes 31.

Më poshtë foton: